Mediat greke kanë raportuar se janë shkatërruar dy organizata kriminale që trafikonin sasi të mëdha kanabisi nga Shqipëria në Greqi.
Operacioni i madh antidrogë është zhvilluar mëngjesin e sotëm nga policia në Athinë.
Nga informacionet paraprake, janë arrestuar 25 persona mes të cilëve edhe shqiptarë, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur.
Në bazë të hetimeve të deritanishme, grupet kriminale trafikonin drogë nga Shqipëria në Greqi përmes kufirit të gjelbër, dhe më pas transportohej në vende të tjera të BE-së.












