Ish gjyqtarja Majlinda Andrea është dënuar sot nga ish kolegët e Gjykatës së Lartë.
Andrea është dënuar me 4 vite burgim, që është konvertuar në shërbim prove, dhe 5 vjet ndalim ushtrim funksioni.
Akuza ndaj ish gjyqtares ishte ajo e korrupsionit pasiv për marrjen e një ryshfeti 50 mijë euro, për një vendim pronësie në zonën e Butrintit. Bashkëshorti i saj, Odise Andrea mësohet se është dënuar me 1 vit e gjysmë burg.











