• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

CV/ Kush janë 4 ministrat e rinj të Edi Ramës

admin by admin
13 March, 2017
in Politika
0
CV/ Kush janë 4 ministrat e rinj të Edi Ramës
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama vendosi sot 4 ministrat e rinj të qeverisë pas largimit të Tahirit, Klosit, Çuçit dhe Beqajt. Emërimet e reja në qeveri janë: Fatmir Xhafaj, ministër i Brendshëm, Ogerta Manastirliu, ministre e Shëndetësisë, Olta Xhaçka, ministre e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Eduard Shalsi, ministër i Çështjeve Vendore.
gsh.al sjell jetëshkrimin zyrtar të 4 ministrave të rinj. Xhafaj, një politikan “i vjetër” dhe ekspert i çështjeve të drejtësisë, dy ish-funksionarë të “bashkisë së Ramës”, si Shalsi dhe Manastirliu dhe një nga ish-drejtueset kryesore të MJAFT-it, Olta Xhaçka – kryetare e forumit të Gruas së PS.
Një kabinet i ri, thellësisht politik.

Kush janë 4 ministrat

Fatmir Xhafaj, ministër i Brendshëm

    Fatmir Xhafaj lindi më 17 maj 1959. Ka kryer studimet në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave Politiko – Juridike, dega Drejtësi. Gjithashtu ka kryer kualifikime brenda dhe jashtë vendit (Romë, Bruksel, Londër etj.) në periudha të ndryshme në fushat e konsulencës ligjore, menaxhimit dhe administratës publike.
    Ka një veprimtari profesionale të pasur në fushën e jurisprudencës. Në vitet 1982-1986 ka qenë jurist në sistemin e drejtësisë. Nga viti 1999 deri në vitin 2001 ka kryer profesionin e lirë si jurist, avokat i një studioje të tijën ligjore.
    Në veprimtarinë politike nga viti 1997 deri në vitin 1999 ka qenë Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave. Ka mbajtur postin e Ministrit të Rregullimit të Territorit dhe Turizmit në harkun kohor shkurt-shtator 2002 dhe atë të ministrit të Drejtësisë në vitet 2003-2005.
    Xhafaj është zgjedhur deputet i Partisë Socialiste në katër legjislatura dhe është kryetar i Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut.

Olta Xhaçka, ministre e Çështjeve Sociale dhe Rinisë

    Olta Xhaçka lindi më 25 dhjetor 1979 në Tiranë. Është diplomuar për Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare, Master of Arts (MA), për Administrim Publik nga Clark University, USA. Diplomuar me titull nderi.
    Në vitin 2006 ka qenë hartuese projektesh për organizata joqeveritare në Amerikë. Ka qenë pjesë aktive e shoqërisë civile, kryesisht në fushën e të drejtave të njeriut dhe mirëqeverisjes.
    Për disa vite ka qenë pedagoge e Marrëdhënieve Ndërkombëtare, pranë Universitetit “Neë York Tirana”.
    Është zgjedhur deputete e Partisë Socialiste në dy legjislatura dhe është anëtare e Komisionit për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë.

Ogerta Manastirliu, ministre e Shëndetësisë

    Që nga shtatori 2013, drejtoreshë e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
    Që nga 2011 deri më sot, pedagoge e jashtme në Universitetin e Tiranës
    Janar 2006 – Korrik 2011, Drejtoreshë e Drejtorisë së Shërbimeve në bashkinë e Tiranës, kur bashkia drejtohej nga Edi Rama.

Eduard Shalsi, ministër i Çështjeve Vendore

    Eduard Shalsi lindi në Korçë, më 1 prill 1968. Ka kryer studimet e larta në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, dega Biologji-Kimi. Gjithashtu është diplomuar si Trainer in Basic Bank Economy, nga Bankaakademie Internacional Germany & ISAP. Sa i përket veprimtarisë profesionale, ka punuar në Tirana Bank nga viti 1996 deri në vitin 2003. Në vitet 2003-2004 ka qenë Drejtor i Përgjithshëm i INSIG sh.a.
    Sa i përket karrierës politike ka mbajtur postin e Drejtorit të Kabinetit të Kryetarit të Bashkisë, në vitet 2004-2008. Në vitet 2008-2009 ka qenë nënkryetar i Bashkisë së Tiranës.
    Shalsi është zgjedhur deputet i Partisë Socialiste në legjislaturën e tetë dhe është kryetar i Komisionit për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin.

Previous Post

Skenari që i kalon Armando Prengës lagunën e Patokut

Next Post

Manjani: E shkuara nuk mund të drejtojë të ardhmen, era e keqe vazhdon

admin

admin

Next Post
Manjani: E shkuara nuk mund të drejtojë të ardhmen, era e keqe vazhdon

Manjani: E shkuara nuk mund të drejtojë të ardhmen, era e keqe vazhdon

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.