Kreu i PD-së është duke drekuar me ambasadorët e vendeve të BE-së, në Shqipëri.
Dreka e Bashës me ambasadorët vjen në ditën e 24 të protestës së opozitës, me objektivin e vetëm, qeveri teknike dhe zgjedhje të lira e të ndershme.
Disa ditë më parë, Basha drekoi edhe me ambasadorin amerikan në Tiranë, Donald Lu.
Dreka është duke u zhvilluar në një restorant në kryeqytet.











