Sapo ka përfunduar numërimi i më shuam se 99 për qind të votave ndërsa rezultati final ka qenë rrënues për LDK, partinë e Kryeministrit Isa Mustafa.

Në krye është koalicioni i UCK-së, PAN, me 34, 07 për qind të votave.
Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 27,03 për qind të votave duke u renditur si parti ndoshta më e madhja në vend pasi konkuroi e vetme në zgjedhje.
LDK, partia më e vjetër e Kosovës që ishte në koalicion me AKR-në e Behgjet Pacollit dhe Alternativën e Mimoza Kusarit ka zënë vendin e tretë me 25,74 për qind të votave.













