Dy vëllezër nga Shkodra janë shpallur në kërkim nga policia në lidhje me vrasjen e Komisarit Artan Cuku.
Pas arrestimit të Mikel Shallarit, policia thotë se ka shpallur në kërkim dy vëllezërit e Agim Dakës, të riut që në vitin 2005 vrau veten në zyrën e Artan Cukut, kur ky ishte shefi i Komisariatit nr. 4 në Tiranë.
Në kërkim janë shpallur, Florin Daka dhe Bujar Daka, të cilët dyshohet se kanë pasur njohje të mëparshme me Shallarin.
Bujar Daka mësohet se ishte liruar vetëm 1 vit më parë nga burgu në Zvicër, atje ku ka vuajtur një dënim edhe Mikel Shallari.












