Policia e Tiranës ka marrë masa për garantimin e rendit dhe sigurisë publike për zhvillimin e aktiviteteve që do të zhvillohen më datë 14 Mars 2017, për rastin e Festës së Ditës së Verës
Për mbarvaitjen dhe shmangie e incidenteve të mundëshme, do ketë bllokim rrugësh, si më poshtë
• Nga ora 22:00, e datës 13.03.2017, deri në orën 23:00 të datës 14.03.2017, do të bllokohen këto segmente rrugorë
– Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi me Sheshin “Skënderbej” deri në kryqëzimin me bulevardin “Zhan D’Ark”
– Rruga “Myslym Shyri”, nga kryqëzimi me Rrugën “Ibrahim Rugova” deri tek kryqëzimi bulevardin “Dëshmorët e Kombit”
• Nga ora 07:00, e datës 14.03.2017, deri në orën 24:00 të datës 14.03.2017, do të bllokohen këto segmente rrugorë
– Rruga “Hoxha Tahsim”, nga kryqëzimi me rrugën “Beqir Luga” deri te Sheshi “Avni Rustemi”
– Rruga “Luigj Gurakuqi”, nga Sheshi “Avni Rustemi” deri te kryqëzimi me Rrugën e “Barikadave”
• Nga ora 10:00, e datës 14.03.2017, deri në orën 24:00 të datës 14.03.2017, do të bllokohen këto segmente rrugorë
– Sheshi “Nënë Tereza”
– Rruga “Brigada e VIII”, nga kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rugova” deri tek kryqëzimi me Rrugën “Vaso Pasha”
– Rruga “Pjetër Bogdani”, nga kryqëzimi me rrugën “Vaso Pasha” deri tek kryqëzimi me Rrugën “Ibrahim Rugova”












