Një krim i dhunshëm ka ndodhur në Korfuz. Një shqiptar theri me thikë pronarin e një biznesi sufllaqesh. Sipas medieve greke, 52-vjeçari e dha frymën e tij të fundit mbi skarë, pasi u godit me thikë nga 30-vjeçari shqiptar.
Vrasja ndodhi prej një debati mes të dyve. Pas kësaj, vrasësi hyri në dyqan në Korfuz dhe me egërsi e sulmoi dhe e goditi pronarin me thikë, duke i shkaktuar atij plagë vdekjeprurëse. Menjëherë më pas, 30-vjeçari u arrestua nga Policia e Korfuzit. Vrasja ndodhi prej një debati mes të dyve.












