Gazetari i ‘News24’ Artan Hoxha përmes një statusi në rrjetin social “Facebook” ka pretenduar sot se është në dijeni të faktit se ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka dërguar një dosje në ambasadën e SHBA-ve për kreun e Kuvendit, Ilir Meta, njëherazi kryetar i LSI-së.
Duke analizuar sot “sulmet” e LSI-së ndaj ministrit të ri të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, gazetari Hoxha, duke iu referuar Metës me “Ti” dhe Ramës me “Unë” shkruan ndër të tjera se: “Ti do të heqësh Tahirin se të bën nervat kaçurrel, e të dërgon dosjet për ‘lidhje’ me narkotrafikantët në ambasadën e Lu-së, unë të vendos Xhafajn që ta heq ‘hëm dashurinë, hëm qetësinë’, dhe ambasada e Lu-së e ka me sy të mirë”, – shkruan gazetari i “News 24”.
Statusi i plotë i Artan Hoxhës në “Facebook”
Ja pra qe pazari eshte bere koke per koke,….
Ti do te heq Manjanin se te grric nervat, une te vendos Vasilin qe te shkruan letrat per “sqarimin e vetingut” ….
Ti do te heq Tahirin se te ben nervat kacurrel, e te dergon dosjet per “lidhje” me narkotrafikantet ne ambasaden e Lu-se, une te vendos Xhafen qe ta heq “hem dashurine, hem qetesine”, dhe ambasada e Lu-se e ka me sy te mire…
Keli mos na zhgenje, e di vet ti c’te pret po te kapen(keshille nga nje mik qe do te jesh shendosh e mire pavarsisht vendit ku ndodhesh)…











