“Despacito” ka thyer rekorde pafund në youtube për shikueshmëri të lartë. Të gjithë e kemi dëgjuar dhe na ka pëlqyer kënga sensuale.
Por nuk dinim se përtej këtyre vargjeve të ëmbla, fshihej një djalë me një të kaluar sekrete.
Fonsi ka qenë i martuar me aktoren latine Adamari Lopez, e cila sot është prezantuese.
Ajo ka treguar se Fonsi e ka tradhtuar. Ata kanë qëndruar të martuar për 4 vite por u ndanë në 2010.
Këtë ngjarje këngëtari për kohë të gjatë e ka mbajtur sekret. Ai sot është i martuar me modelen Agueda Lopez dhe kanë një vajzë Mikaela Lopez-Cepero.











