Ministri i Brendshëm z.Dritan Demiraj ka përgëzuar Policinë e Shtetit për arrestimin e vrasësit të Komisar Artan Cukut.
Ministri ka ndjekur në vijimësi ecurinë e hetimit të kësaj ngjarje të rëndë dhe ishte angazhuar pranë familjes së komisarit Cuku (në vizitën e 29 majit 2017) se Policia e Shtetit u zotua për zbardhjen e plotë të ngjarjes, kapjen dhe dërgimin para drejtësisë të autorëve.
Në vijim, Ministri Demiraj konfirmon mbështetjen e fuqishme për policinë për rritjen e kontrollit të territorit kundër trafiqeve, dhe pastrimin e radhëve të policisë nga të inkriminuarit dhe personat e përfshirë në trafiqet e drogës gjatë viteve të kaluara.











