Ramush Haradinaj, kandidati për kryeministër të Kosovës, i është drejtuar kutive të votimit në shkollën e mjekësisë“Ali Sokoli” në Prishtinë.
Ai ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Anita Haradinaj.
Pas votimit Haradinaj u ka bërë thirrje qytetarëvë që të dalin në votim dhe të vendosin për fatin e tyre, raporton Express.
“Votova sot bashkë me Anitën, ju bëj thirje qytetarëve të dalin në votime… vota ka rëndësi dhe vendimi i sotëm e ka peshën e vet”- tha Haradinaj.
Bashkëshortja e tij gjithashtu i ka ftuar qytetarët ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për votim.
Nga ora 07:00 e mëngjesit, ka filluar hapja e vendvotimeve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë. Mbi 1 milion e 872 mijë qytetarë me të drejtë vote do të vendosin se kush do ta qeverisë Kosovën në mandatin e ardhshëm.












