Policia po kryen kontrolle të rrepta në sheshin Skënderbej ndërsa pas pak pritet të nisë koncerti i inaugurimit të tij.
“Panorama” publikon foto nga nisja e ceremonisë së përurimit të sheshit “Skënderbej” në Tiranë. Kështu, Policia dhe garda janë vënë në lëvizje dhe kanë kontrolluar çantat e qytetarëve.

Kontrollet kanë ardhur si pasojë e shtimit të masave për parandalimin e ndonjë sulmi terrorist. Ceremonia pritet që të fillojë së shpejti, ku Bashkia Tiranë ka planifikuar aktivitete ditën e sotme.















