Nënkryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka kërcitur dhëmbët ndaj Edi Ramës sot në një takim në elektoral në Mirditë.
Kryemadhi tha se Rama kërkon timonin, por në fakt ka për të marrë kokën e marshit.

“Kam dëgjuar Edi Ramën që do timonin. Do të jetë shofer i vetëm. Por ai harron se autobusi është i LSI-së, dhe vetëm koka e marshit ka për t’i ngelur”, tha Kryemadhi.











