Aktori i njohur Nik Xhelilaj kohët e fundit ndodhet nëpër udhëtime nëpër botë.
E kemi parë shpesh teksa poston nga vende të ndryshme europiane, herë për punë e hërë për argëtim. Foto më e fundit në My Story, e gjen Nikun në brigjet e Spanjës, më konkretisht në Benalmadena. Ajo çfarë bën përshtypje, është një enë e vogël me bostan, shoqëruar me një copë djathi në anë, e cila i ka kujtuar Xhelilaj Shqipërinë. “Stil shqiptar”, shkruan Niku mbi foto.













