Një grua ka hedhur veten në erë duke shkaktuar së paku 31 viktima.
Ngjarja ndodhi në qytetin Musajab të Irakut, në një treg në qendër të qytetit, i cili ndodhet rreth 80 kilometra në jug të Bagdadit.
Grupi militant i shteti Islamik e mori përgjegjësinë për sulmin.
Shteti Islamik, i cili po humb territor edhe në Irak, edhe në Siri, ka intensifikuar sulmet vetëvrasëse në muajt e fundit.
Dhjetë ditë më parë, grupi ka sulmuar një dyqan akulloresh në Bagdad, duke vrarë së paku 20 veta, kryesisht të rinj dhe fëmijë.











