Gazetari Arjan Cani ka pyetur Ramën në lidhje me koncesnionet duke i bërë dy pyetje se pse koncensionet nuk i bën me Parlament dhe pse ka zgjedhur Vilmën dhe jo Canin.
Rama është përgjigjur se koncesionet askund nuk bëhen me Parlament. Nëse i con në Parlament dhe mund të lind nevoja për arbitrazh cështje ndërlikohet shumë. Dhe se së dyti Vilma është një taksapaguese e madhe e shtetit. Rama tha se koncensionet e shëndetësisë janë sukses, duke përfshirë edhe këtë të checkup.
Rama tha se do të vazhdojë me tre P-të (partneritet privat publik) pasi është një përvojën e vjetër e vendeve të zhvilluara perëndimore.











