Tre muaj pas arrestimit, është ekstraduar drejt Italisë Alvaro Malshi, i dënuar për shfrytëzim prostitucioni.
Malshi është dënuar me 6 vite burgim nga Gjykata e Apelit Mesina në Itali për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni nëpërmjet kërcënimeve”.
34-vjeçari u arrestuar në mars nga policia e Shkodrës, pasi ishte në kërkim në Itali. Malshi lindur dhe banues në lagjen ‘Fahri Ramadani’ të Shkodrës, në shtetin fqinjë, detyronte vajzat të prostituonin duke i dhunuar dhe kërcënuar.











