Një shqiptar që jeton në Terni të Italisë është arrestuar nga policia italiane gjatë një operacioni antidrogë të zhvilluar ditën e djeshme. Nga kontrolli i ushtruar në makinën e tij, u gjet e fshehur në pjesën e kroskotit një sasi e konsiderueshme lënde narkotike. Policia italiane deklaroi se bëhet fjalë për 1.1 kg kokainë e pastër. Vlerë e saj kap shifrën e 400 mijë eurove nëse do të shitje në treg me doza. Mediat italiane nuk kanë bërë të ditur identitetin e 43-vjeçarit shqiptar, por sqarojnë se që prej vitit 2002 ai jeton me dokumente të rregullta në Itali.












