Një person ka humbur jetën në Përmet. Burimet e Policisë bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Vinokash i Parë, Këlcyrë.
Në vendin e quajtur “Luadh”, familjarët kanë gjetur të vdekur shtetasin A. Ç., vjeç 31.
Nga veprimet e kryera rezulton, se vdekja ka qenë aksidentale nga rrufeja.
Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Përmet.












