Janë thyer xhamat e Kishës Katolike. Ngjarja ka nodhur mbrëmjen e kaluar, në rrugën e Kavajës, ku persona ende të paidentifikuar kanë dëmtuar Kishën Katolike duke thyer xhamat.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve të kësaj vepre.

















