• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FATOS LUBONJA/ Katër skenarët pas të cilëve fshihet largimi i Saimir Tahirit

admin by admin
14 March, 2017
in Tetor_Dhjetor_2015
0
FATOS LUBONJA/ Katër skenarët pas të cilëve fshihet largimi i Saimir Tahirit
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Janë të shumtë skenarët që qarkullojnë për largimin e Saimir Tahirit nga posti i Ministrit të Brendshëm. Edi Rama ka dhënë versionin më të pabesueshëm deri tani, se ministrin që ai e quante më të suksesshmin e qeverisë, e paska larguar për t’u marrë me fushatën elektorale në Tiranë. Analisti Fatos Lubonja, në një shkrim për Panorama, radhit katër skenarë; Ilir Metën, ndërkombëtarët, një konflikt i brendshëm mes bandave që mbështesin PS –në dhe një dobësi e vetë Ramës.

Faktori Ilir Meta: Lubonja shkruan se Ilir Meta po kërkon të rrisë pushtetin e tij si pasojë e krizës që ka shkaktuar çadra e opozitës, duke dalë si shpëtimtar i situatës, si në rastin e Reformës në Drejtësi. Në këtë mënyrë ai e lidh shkarkimin e Tahirit me një kërkesë të Metës. Ky skenar, sipas Lubonjës, bëhet më i besueshëm me daljen e ministres Gjosha, e cila tha se vendi ka nevojë për një kryeministër si Meta dhe jo një arrogant si Rama, duke nënkuptuar se arroganca e tij e ka prodhuar këtë situatë. Lubonja thotë se Rama e ka pranuar me pahir që, për të siguruar mbështetjen e Metës për të dalë së bashku në zgjedhje, të shesë Saimir Tahirin, një njeri që “është përdorur dhe mund të përdorej më shumë se të tjerët si dorë e Ramës edhe kundër LSI –së së Ilir Metës”.

Ndërkombëtarët: Një tjetër faktor janë ndërkombëtarët, të cilët, sipas Lubonjës e kanë kuptuar falsitetin e “fabulës së Ramës duarpastër që lufton duarndoturit Berisha e Meta e që duhet ndihmuar t’i heqë qafe këta nëpërmjet reformës në drejtësi”. “Duket se ata kanë grumbulluar tashmë edhe mjaft informacion, sa nëpërmjet vëzhgimit të punëve të qeverisë, aq edhe nëpërmjet shërbimeve të tyre apo punës së kundërshtarëve të Ramës, që u ka sqaruar se ajo që opozita e quan “republika e kanabisit” apo “e krimit” në krye të së cilës është dora e vetë Kryeministrit, është një realitet që duhet marrë seriozisht”, shkruan ai, duke hedhur hipotezën se “ndërkombëtarët ka gjasa t’i kenë çuar Ramës sinjale të qarta se me Tahirin, kredibiliteti i tij cënohet edhe më tej, veçanërisht në këtë situatë” kur flitet edhe për 1 300 kontenierë me plehra të zhdukur.

Një version i çuditshëm: Ka edhe një version tjetër, sipas Lubonjës, i cili në fakt është ka nisur të artikulohet prej ditës së djeshme. “Qarkullon edhe një version, që i përjashton këta të tjerët, se Tahiri është shkarkuar për arsye të brendshme të konfliktit midis bandave dhe banditëve që mbështesin PS –në. Se Rama pra, i kërcënuar nga disa banditë që i konsideron të rëndësishëm për pushtetin e tij, veçanërisht fushatën elektorale, u ka hequr atyre qafe një njeri që i pengonte në aktivitetin e tyre për shkak të lidhjeve të tij me banditë të tjerë rivalë”. Ky version, sipas Lubonjës, edhe pse më i pabesueshëm se të tjerët, tregon për klimën dhe opinionin që qarkullon rreth institucioneve tona.

Dobësia e Ramës: Një faktor i katërt që mund të shpjegojë këtë ngjarje të papritur është brishtësia psikologjike e Ramës në këtë moment krize. Kjo dobësi, thotë Lubonja, vjen si kombinim i faktorëve të mësipërm dhe stilit të punës së Ramës. “Kjo edhe pasi thellë -thellë ai e di lojën e pisët që kryen, lidhjet e pista që ka përdorur edhe faktin se është i rrethuar me njerëz të clëve ua ka dhe ia kanë me hile. Situata e rënduar sa nga çadra, edhe nga Meta e një pjesë ndërkombëtarësh apo edhe e kombinuar me interesa banditësh e ka bërë të thyhet përpara kohe, duke e dorëzuar Tahirin, pa menduar se kështu po i bënte një çarje të madhe fasadës së propaganduar deri të shtunën se kemi qeverinë dhe ministrin më të suksesshëm në historinë e këtyre 25 vjetëve. Në një hap të dytë duket se është penduar që ka bërë këtë hap dhe ka menduar ta frenojë rreshqitjen duke shpjeguar heqjen e Tahirit si riformatim të qeverisë për shkaqe elektorale. Duke ia njohur stilin e punës, nuk përjashtohet që ndërkaq veçmas Metës i thotë “e bëra për ty”, ndërkombëtarëve si lëshim që po i bën opozitës dhe banditëve në fjalë se e bëri për ata”, shkruan Lubonja.

Në analizën e tij Lubonja paralajmëron se kjo krizë do të prodhojë lajme të reja dhe se dalja prej saj zor se mund të jetë e shëndetshme apo afatgjatë. Kjo për faktin se “vendimmarrja nuk ka asgjë demokratike, por u ngjet lojërave të kapobandave nëpër kulisa dhe bodrume”. /Lapsi.al

Previous Post

Basha, drekë tjetër sot me ambasadorë të vendeve të BE-së

Next Post

FOTO/ 3 vëllezërit e Skënderbeut të helmuar në sarajet e Sulltan Muratit

admin

admin

Next Post
FOTO/ 3 vëllezërit e Skënderbeut të helmuar në sarajet e Sulltan Muratit

FOTO/ 3 vëllezërit e Skënderbeut të helmuar në sarajet e Sulltan Muratit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.