Dy persona ndodhen në gjendje të rëndë sepse motori me të cilin po udhëtonin u përplas me një trailer “Scania”.
Aksidenti ndodhi në vendin e quajtur Kryqëzimi i Voskopojës.
Policia lokale njoftoi që të plagosurit janë Gëzim Setellari 47 vjeç dhe Daniel Rrapi 17 vjeç. Ata ndodhen rënde në spitalin e Korçës.
Policia ka ndaluar drejtuesin e kamionit me të cilin u përplas motori.












