Një 50 vjeçar është gjetur i vdekur në një hotel në kryeqytet.
Sipas informacioneve zyrtare bëhet fjalë për personin me iniciale A.L., 50 vjeç banues në Fier.
Viktima u gjet në një hotel pranë bulevardit “Zogu i parë”.
Në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërkohë pritet rezultati i ekspertizës për të zbardhur shkaqet e vdekjes.












