• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Kreu i Komisionit të Jashtëm në PE: Të mbështetet opozita në Shqipëri

admin by admin
14 March, 2017
in Politika
0
Kreu i Komisionit të Jashtëm në PE: Të mbështetet opozita në Shqipëri
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i Komisionit për Punët e Jashtme në PE, David McAllister i kërkon BE-së t’i kushtojë vëmendje përkeqësimit të situatës politike në disa vende ballkanike. Për Shqipërinë, ai thotë se duhet mbështetur jo vetëm qeveria por edhe opozita, për të pasur një demokraci cilësore.

Situata e tensionuar në Ballkan ka qenë temë diskutimi të samitit të kryetarëve të shteteve dhe të qeverive të Bashkimit Europian. Sipas jush, çfarë duhet të bëjë më shumë Bashkimi Europian për vendet e Ballkanit apo është sfidë e përbashkët?
David Mcallister, Eurodeputet:
E mirëpres faktin, që kryetarët e shteteve dhe të qeverive i kushtuan një pjesë të kohës së tyre diskutimit mbi Ballkanin. Ballkani Perëndimor duhet të mbetet një prioritet kyç i politikës sonë të fqinjësisë. Nëse shohim të gjashtë vendet e Ballkanit, ato janë rrethuar nga shtetet anëtare të Bashkimit Europian dhe kanë një perspektivë europiane. Të gjashtë vendet e Ballkanit po rrugëtojnë drejt Bashkimit Europian me shpejtësi të ndryshme, por secili nga shtetet do të ketë shansin që një ditë të bëhet anëtar i BE-së. Sigurisht që është e vështirë të anëtarësohesh në Bashkimin Europian. Kjo do të marrë një kohë të gjatë. Si raportues për Serbinë, e di shumë mirë se për çfarë flas. Serbia është në rrugën e saj drejt BE-së, ne po hapim me radhë një kapitull pas një tjetri, por kjo do marrë kohë. Është një detyrë e vështirë dhe duhen përmbushur kriteret që janë vendosur. Shpresoj që do të mund të hapim kapitujt e parë të negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë më së voni në fillim të vitit të ardhshëm. Por ky është një vendim që nuk është në duart e Parlamentit Europian. Por mesazhi që Bashkimi Europian po dërgon përmes vizitave të komisionerit Hahn, turit së përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherini dhe diskutimit në Këshillit Europian është që ne po i kushtojmë vëmendje rajonit. Situata politike në disa vende të Ballkanit po e përkeqësohet. Ju e përcaktuat të tensionuar. Ne duhet ta marrim këtë shumë seriozisht, sepse bëhet fjalë për fqinjët tanë më të afërt.

Ju jeni kryetar i komisionit të punëve të jashtme të Parlamentit Europian dhe si raportues për Serbinë e dini shumë mirë që vendet e Ballkanit kanë një problem të theksuar të kulturës demokratike. Si sfidohet kjo? Duhet një tjetër qasje nga BE-ja apo u takon vetë vendeve të zgjidhim problemet?
David Mcallister, Eurodeputet:
U takon vendeve të Ballkanit që të vendosin nëse duan të bëhen pjesë e familjes europiane. Për këtë duhen të pranojnë sistemet tona politike dhe të ndajnë të njëjtat vlera të përbashkëta me ne. Sigurisht që u takon qeverive, forcave politike në Parlament që të japin udhëzimet dhe orientimet për integrimin europian, ashtu siç ne kemi përgjegjësinë që të mbështesim forcat politike që duan t’i bëjnë vendet e tyre pjesë të BE-së. Nuk është vetëm në interesin tonë që të kemi anëtaë të rinj siç ndodhi me Kroacinë në 2013, por është gjithashtu në interesin e vendeve që duan të anëtarësohen. Është në interesin e sistemit politik, shoqërisë civile, të biznesit dhe të çdo qytetari, pasi koncepti i Bashkimit Europian përqëndrohet mbi të gjitha te qytetari. Koncepti i Bashkimit Europian është me pak fjalë, që ne mund të udhëtojmë, të studjojmë, të punojmë kudo që të dëshirojmë në Bashkimin Europian. Ndaj, jam një europian kaq i bindur.

Ju keni prezantuar disa amendamente në kuadrin e rezolutës Fleckenstein për Shqipërinë. A është e rëndësishme në këndvështrimin tuaj që vendi të përmbushë 5 prioritetet kyçe dhe të provojë që mund të organizojë zgjedhje të lira dhe të ndershme?
David Mcallister, Eurodeputet:
Kam një bashkëpunim shumë të mirë me Knut Fleckenstein, edhe pse ai vjen nga një familje e ndryshme politike. Kjo provon, që kristiandemokratët dhe socialdemokratët edhe pse nuk janë pjesë e një familjeje politike dhe shumë herë kanë mosmarrëveshje, bashkëpunojnë për çështje të brendshme dhe çështje europiane. Për Shqipërinë janë të vlefshme të njëjtat parime që përdorim për Serbinë. Bëhet fjalë për forcimin e të drejtat themelore në fillim të procesit të negociatave. Prioritete kyçe për një proces negociatash anëtarësimi janë shteti ligjor, forcimi i demokracisë, forcimi i të drejtave të minoriteteve, të drejtat e njeriut, të drejtat e opozitës, liria e medias. Këto janë kyçe për një shtet të bazuar në shtetin ligjor dhe demokracinë.  Dhe nuk mund të ketë vetëm një qeveri pa opozitë. Nuk mund të ketë një demokraci pa opozitën. Ndaj është shumë e rëndësishme që të mos forcohet vetëm qeveria, por edhe opozita. Cilësia e një demokracie në një vend lidhet fort me të drejtat e opozitës. Ndaj do ta këshilloj gjithmonë Shqipërinë, që të mos harrojnë që qeveria dhe opozita kanë nevojë për njëra tjetrën. Opozita është aty për të kontrolluar qeverinë dhe në demokraci është normale që kohë pas kohe të ketë ndryshim pushtetesh. Kjo është normale në Perëndim dhe kjo duhet të jetë po aq normale në Ballkanin Perëndimor. Por është po aq e rëndësishme që të ketë një bashkëpunim të mirë midis qeverisë dhe opozitës për çështje të rëndësishme dhe qëllimi dhe interesi i përgjithshëm i anëtarësimit të Shqipërisë në BE duhet të mbështetet nga çdo politikan i përgjegjshëm. ABCNews

Previous Post

FOTO/ Basha – Alfano: Zgjedhjet e lira e të ndershme, rruga e integrimit europian të Shqipërisë

Next Post

FOTO LAJM/ Gjermani, ky është shqiptari që kreu “kasaphanën” me sëpatë te stacioni i trenit

admin

admin

Next Post
FOTO LAJM/ Gjermani, ky është shqiptari që kreu “kasaphanën” me sëpatë te stacioni i trenit

FOTO LAJM/ Gjermani, ky është shqiptari që kreu “kasaphanën” me sëpatë te stacioni i trenit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.