Këngëtari i njohur kosovar Labinot Tahiri duket se për momentin ka lënë mënjanë angazhimet e tij me muzikën.
Ai do të kandidojë për deputet në Parlamentin e Kosovës në radhët e partisë AKR. Duke qenë se politika kërkon angazhim total, Labinoti ka vendosur që të tërhiqet nga muzika. Megjithatë ai theksoi se do të mbetet i njëjti, me qëllimin e vetëm për të shërbyer.












