• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Mashtrimi i kromit prej 3 mln dollarë, zbardhen dëshmitë

admin by admin
21 May, 2017
in Kronika
0
Mashtrimi i kromit prej 3 mln dollarë, zbardhen dëshmitë
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Zbardhen detaje të reja nga aktiviteti i biznesmenëve të kromit të dërguar në gjyq nga Prokuroria e Tiranës në një dosje me 46 persona e tri biznese të vendosura nën akuzë. Nuk kanë qenë vetëm faturat fiktive apo dokumentacioni i sekuestruar provat e prokurorisë për akuzat e ngritura ndaj shtetasit Sokol Nasufi, Rexhep Dauti dhe Mehmet Dauti.
Ndaj këtyre personave dhe kompanive të tyre si persona juridikë “Euro–Sped–Trans-Chrom” sh.p.k dhe “Euro Trade Mineral Group” si dhe shoqërisë “Elidon 06” sh.p.k, janë ngritur akuza për “falsifikim të formularëve” të kryer nga personi që ka për detyrë lëshimin e dokumentit dhe në bashkëpunim dhe “krijimit të skemave mashtruese në lidhje me tatimin mbi vlerën e shtuar”.
Këta persona akuzohen se kanë vepruar në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ndërsa ndaj Sokol Nasufit prokuroria ka ngritur edhe akuzën e “pastrimit të produketeve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”.
Aktiviteti kriminal ka ndodhur me plotësimin e faturave false në vitin 2013, ndërsa kallëzimi është bërë në vitin 2014 nga Drejtoria e Hetimit Tatimor në Tiranë. Për dy vjet prokuroria zhvilloi hetime, ndërsa në nëntor 2016 u arrestuan shtetasit e pandehur Sokol Nasufi, Rexhep Dauti dhe Mehmet Dauti.
Pas arrestimit të tyre, hetimi vazhdoi, ndërsa Prokuroria, krahas dokumenteve të sekuestruara, provokoi fiktivitetin e faturave edhe me dëshmitë e personave e administratorëve të dhjetëra bizneseve të cilat “ishin përdorur” nga të akuzuarit për faturat fiktive.
Përfaqësuesit dhe punonjësit e këtyre kompanive kanë pranuar në prokurori së nuk kanë dijeni për faturat në fjalë dhe as për marrëdhëniet me kompanitë kryesore që kanë realizuar skemën e mashtrimit.
Besohet se shuma e qarkulluar në total nga gjithë aktiviteti kriminal në fjalë ka qenë së paku 3 milionë dollarë. Ndërkohë gjatë hetimit, prokuroria ka bllokuar rreth 2.3 milionë euro pasuri, që të pandehurit del se i kanë krijuar pas kryerjes së veprave penale.

DËSHMITË
“Gjatë hetimit të çështjes penale është pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e hetimit shtetasi N. T., administrator i subjektit me NIPT KxxxL.
Ai është vendosur përpara faturave të shitjeve të subjektit XBP sh.a. ndaj subjektit Elidon- 06 me transportues N. T dhe të subjektit P. Pxxx sh.p.k ndaj subjektit Elidon- 06 me transportues po N. T. Shtetasi N. T shprehet se kategorikisht nuk ka kryer transport për këto subjekte, nuk i ka firmosur ato fatura dhe se as nuk i njeh dhe dëgjuar emrat e administratorëve të subjekteve të sipërpërmendura”, citohet në dosjen e dorëzuar në gjykatë nga ana e prokurorisë.
Po kështu, G. H është pyetur gjatë hetimit të çështjes penale dhe është njohur me faturat objekt hetimi të sipërcituara, fatura të shitjeve të subjektit Xxx sh.a ndaj subjektit Elidon- 06 datë 31.05.2013 me transportues G.H me mjetet me targa: DR xxx C, DR xxx C. “Ky shtetas deklaron se ai e ka emrin G.H dhe jo XXX.
Gjithashtu deklaron me përgjegjësi të plotë se nuk i njeh shtetasit P.P dhe Mehmet Dauti dhe se nuk ka asnjë lidhje me faturën që i është paraqitur dhe se nuk e ka firmosur atë faturë”, theksohet në dosjen e Prokurorisë.
Sipas saj, gjatë hetimit është thirrur dhe pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e hetimit shtetasi A.P, administrator i subjektit Pxxx sh.p.k. Ky shtetas ka deklaruar se: “mua nuk më kujtohen transaksionet lidhur me subjektin Elidon 06 sh.p.k., por me këto transaksione është marrë ekonomisti im i jashtëm P. D., i cili ka komunikuar me bashkëshorten time dhe kunatin tim T. A”. Edhe dëshmitari M. A ka deklaruar se ka punuar në atë shoqëri deri në shkurt 2014 si shofer, por në periudhën që ai ka punuar shoqëria Paja sh.p.k nuk bënte shitje dhe rrjedhimisht as transport në Tiranë, Has apo në Kukës.
Ai personalisht nuk ka kryer ndonjëherë shpërndarje të mallrave për shitje në Tiranë. I vendosur përpara faturës së shitjes së subjektit Pxxx sh.p.k ndaj subjektit Elidon- 06, datë 24.05.2013, ku si transportues është ai vetë dhe targa e mjetit është FR xxx D; shtetasi M.A shprehet se nuk e ka bërë ai këtë transport dhe se nuk e njeh shoqërinë blerëse.

Previous Post

FOTOSMART/Peleshin e zë tmerri kur pa Ramën atje, ja për cfarë bëhet fjalë

Next Post

EMRI/ Arrestohet futbollisti shqiptar në Itali, ja për çfarë akuzohet

admin

admin

Next Post
EMRI/ Arrestohet futbollisti shqiptar në Itali, ja për çfarë akuzohet

EMRI/ Arrestohet futbollisti shqiptar në Itali, ja për çfarë akuzohet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.