Adoleshentja nga Korça e cila u denoncua nga i vëllai i saj se kishte ikur nga shtëpia është gjetur.
“Unë ika me dëshirën time, nuk më mori kush me zor. Isha me të dashurin për qejf”,-është shprehur ajo.
Bëhet fjalë për një vajzë nga Maliqi, i Korçës.
Burime nga policia lokale thanë se denoncimi ishte bërë nga vëllai i vajzës.
Por lidhur me këtë ngjarje 19 vjeçarja nga Maliqi e cila është kthyer në shtëpi shëndoshë e mirë është shprehur se ishte larguar me dëshirën e saj.











