Katër të rinj, dy prej të cilëve adoleshentë, janë ndaluar nga policia pasi janë kapur duke vjedhur 11 koli me pije energjike.
Të rinjtë, me iniciale K. S., 22 vjeç; K. T., 22 vjeç; M. K., 16 vjeç; F. K., 14 vjeç, banues në Korçë, kanë grabitur banesën e një 29-vjeçari.
“Procedimi ndaj tyre filloi pasi më datë 20. 05. 2017, këta persona në bashkëpunim mes tyre, në lagjen nr 10 në Korçë, u kapën dukevjedhur11 koli me pije energjike, në banesën në përdorim të K. I., 29 vjeç”, informon policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Vjedhja”.












