Një pako e dyshimtë pranë një lokali në lagjen “Emin Matraxhiu” në Elbasan ka alarmuar banorët dhe Policinë.
Forca të shumta policie kanë rrethuar ambientet e lokalit, i cili është në pronësi të personit me emrin Nik Braka.
Mësohet se te shkallët e tij është hedhur një pako që dyshohet se është me lëndë eksplozive.
Policia në vendngjarje ka bërë evakuimin e personave dhe të mjeteve në zonën ku ka panik dhe frikë për ndonjë shpërthim të mundshëm.
Mësohet ndërkohë se janë njoftuar edhe ekspertët antieksploziv nga Tirana.











