• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Masakra në Mançester, arrestohet një person i dyshuar

admin by admin
23 May, 2017
in Rajoni
0
Masakra në Mançester, arrestohet një person i dyshuar
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Të paktën 22 veta, përfshirë edhe fëmijë, u vranë dhe 59 të tjera u plagosën nga pasojat e një shpërthimi të hënën mbrëma në një arenë të Mançesterit ku sapo kishte përfunduar një koncert i yllit të muzikës pop Ariana Grande.
Kryeministrja britanike, Theresa May, tha se incidenti po trajtohet si sulm terrorist, më vdekjeprurësi që nga sulmet e korrikut të vitit 2005 në sistemin e transportit në Londër, kur kishin humbur jetën 52 veta.
Policia tha se sulmuesi hodhi veten në erë pak pas orës 10 e 33 sipas kohës lokale në arenën që ka hapësirë për 21 mijë veta. Në mesin e të vdekurve ka edhe fëmijë.
Zyrtari i policisë së Mançesterit, Ian Hopkins, tha se “në këtë periudhë besohet se sulmi është kryer nga një person. Përparësi mbetet përcaktimi nëse ai ka vepruar i vetëm apo ishte pjesë e një rrjeti”.
Ai tha se sulmuesi ka vdekur në arenë.
“Ne besojmë se ai mbante me vete një mjet të improvizuar shpërthyes”.
Të martën rreth mesditës, policia britanike shkroi në Twitter se ka arrestuar një 23 vjeçar ne lidhje me sulmin. Arrestimi është kryer në jug të qytetit, tha policia por pa dhënë hollësi të tjera.
Një dëshmitare që kishte ndjekur koncertin tha se kishte dëgjuar një shpërthim të fuqishëm që u pasua nga klithmat dhe vrapi i mijëra njerëzve që po përpiqeshin të largoheshin nga arena.
Këngëtarja 23 vjeçare, Ariana Grande, shkroi më pas në rrjetin Twitter.
“E dërmuar. Nga zemra, më vjen shumë shumë keq. Nuk kam fjalë”.
Kryeministrja Theresa May dhe udhëheqësi i laburistëve, Jeremy Corbyn, janë marrë vesh të pezullojnë fushatën për zgjedhjet e parakohshme të 8 qershorit.
Tash për tash askush nuk e ka marrë përsipër përgjegjësinë, por zyrtarët amerikanë e krahasuan me sulmet e bashkërenduara të nëntorit të vitit 2015 nga militantët islamik në sallën e koncerteve Bataclan dhe pjesë tjera të Parisit, që lanë pas vetes mbi 130 të vrarë.

Bota dënon sulmin në Mançester

angli, masakra mancester4
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e dënoi ashpër sulmin në Mançester, që sipas tij është kryer nga “humbës të ligë”.
Duke folur në Bethlehem gjatë një takimi me presidentin palestinez, Mahmoud Abbas, ai tha se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë në solidaritet të plotë me britanikët.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, duke shprehur pikëllimin e saj tha se “ky sulm i dyshuar terrorist vetëm do të forcojë vendosmërinë tonë për të punuar me miqtë tanë britanikë, kundër atyre që planifikojnë dhe kryejnë akte të tilla çnjerëzore. Unë i sigurojë njerëzit në Britani se Gjermania qëndron pranë jush”, tha ajo.
Presidenti francez, Emmanuel Macron, u shpreh i tmerruar me faktin se në mesin e viktimave të sulmit ka edhe fëmijë.
Sulmi u dënua edhe nga presidenti rus, Vladimir Putin dhe presidenti kinez, Xi Jinping
. VoA 

Previous Post

FOTO GALERI/ Xhelal Mziu mban premtimin, ngjit Kamzën në Superligë

Next Post

DEKLARATA/ Belgjika nuk heq dorë, vijojnë hetimet për Mark Frrokun

admin

admin

Next Post
DEKLARATA/ Belgjika nuk heq dorë, vijojnë hetimet për Mark Frrokun

DEKLARATA/ Belgjika nuk heq dorë, vijojnë hetimet për Mark Frrokun

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.