Tre persona janë arrestuar nga policia e Lushnjës pasi u kapën duke vjedhur peshk në një vaskë në fshatin Zhelizhan, e cila ishte në pronësi të 57-vjeçarit me iniciale V. P., nga fshati Toshkëz.
Të arrestuarit janë:
-Marjus Bushi, 27 vjeç.
-Vangjel Nushi, 23 vjeç.
-Fredi Shtëmbari, 37 vjeç, banues në fshatin Zhelizhan, Lushnje.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprën penale “Vjedhje” parashikuar nga Neni 134 i Kodit Penal.












