Presidenti amerikan Donald Trump u takua me Papa Franceskun sot në mëngjes në Vatikan dhe zhvilloi me të një bisedë kokë më kokë.
Do të kujtohet për transmetimin e drejtpërdrejtë nga Qendra Televizive e Vatikanit, vizita e presidentit amerikan Donald Trump në Vatikan, ku sot në mëngjes, në orën 8.32, u takua me Papën Françesku. Ati i Shenjtë i shtrëngoi dorën në Sallën e Fronit e pas fotografive për shtypin, u ul për një bisedë me presidentin, në bibliotekën private.
Gruaja e presidentit amerikan, Melania, pavarësisht se ishte në Vatikan, së bashku me të shoqin, nuk u takua me Papën. Në orën 11.15, ajo do të shkojë për vizitë në Spitalin Pediatrik “Bambin Gesù” në Romë, ndërsa e bija, Ivanka (edhe ajo pjesë e delegacionit), në spitalin Gemelli.
Takimi u transmetua direkt nga mediat











