Një person u ekzekutua sot në mbrëmje me armë tek Sheshi i Flamurit në Vlorë. Burimet e para bëjnë të ditur se viktima është drejtori i OSSHE në Vlorë , Roland Saliu, ndërkohë nuk dihet për tjetrin.
Dyshohet një person i vdekur i cili mund të jetë kamerieri i një lokali.

Një person tjetër është i plagosur. Viktima është ende në oborrin e një lokali ndërsa njerëzit janë grumbulluar te vendi i ngjarjes.
Mësohet se u qëllua me armë zjarri në një rrugë pranë një lokali, perosnat kane qene te maskuar. DRONI.al












