LSI dhe PDS kanë nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimi zgjedhore duke sinjalizuar një bashkim interesash të partive të vogla të majta. Marrëveshja u nënshkrua nga kreu i LSI, Petrit Vasili dhe kreu i PDS, Paskal Milo.
Marrëveshja përfshin administrimin e zgjedhjeve dhe njëkohësisht mbështetjen e plotë që çdo element i rezultatit zgjedhor që do të realizohet nga PDS, do të ketë si një garant në të gjithë nivelet e administrimit dhe deri në komisionet e numërimit Lëvizjen Socialiste për Integrim.
Marrëveshja erdhi pasi PDS refuzoi të tërhiqej nga gara pas kërkesës së PS.











