Një njoftim nga konsullatat e ambasadës amerikane lajmëron se janë liberalizuar edhe më tej vizat për në SHBA. Bëhet fjalë për vizita turistike ku nuk është e nevojshme të paraqesësh garanci.

Ja njoftimi:
“Po planifikoni pushimet në SHBA? Po aplikoni për vizë? Ju nuk keni nevojë të paraqitni një garanci në intervistën tuaj për vizë turistike! Pasaporta juaj dhe fleta e konfirmimit të formularit DS-160 janë gjithçka na nevojitet në intervistën tuaj. Kini parasysh që vendimet nuk bazohen tek dokumentet; bazuar në intervistën tuaj, oficeri konsullor do të vendosë nëse ju kualifikoheni për vizën. Si zakonisht, do t’u përgjigjem me kënaqësi pyetjeve tuaja mbi vizat sot dhe gjatë javës!”. DRONI.al












