• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Dosja e Alfred Pezës dërgohet në Gjykatën e Lartë, ja për çfarë e akuzon Prokuroria

admin by admin
25 May, 2017
in Politika
0
Dosja e Alfred Pezës dërgohet në Gjykatën e Lartë, ja për çfarë e akuzon Prokuroria
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria e Përgjithshme mbylli hetimet ndaj deputetit të Partisë Socialiste Alfred Peza për t’ia dorëzuar dosjen kundër tij Gjykatës së Lartë mbi  dyshimet e fshehjes së të ardhurave, pastrim të produkteve penale dhe deklarim i rremë i pasurive.
Siç ishte njoftuar nga prokurorët për të marrë dijeni mbi hetimet,  deputeti Peza u paraqit në prokurori me avokatin në krah.
Për shkak se është deputet, Peza do të gjykohet në juridiksion fillestar nga gjykata supreme, e cila pak ditë më parë rrëzoi kërkesën e organit qendror të akuzës për të vendosur sekuestro ndaj pasurive të deputetit.
“Për mua është një rast i lehtë për t’u fituar, i ndërtuar keq nga prokuroria, qoftë dhe nga materia përkatëse e zgjedhur. Është një fitore e sigurt”, deklaroi avokati Ardian Visha.
Megjithatë Peza ka zgjedhur të komunikojë përmes Facebook për hetimet të cilat  i konsideron një farsë që ka filluar të çmontohet menjëherë pas tërheqjes së tij nga kandidimi për deputet për zgjedhjet e 25 qershorit.
Por Prokuroria e Përgjithshme dyshon se deputeti Peza  dhe bashkëshortja e tij posedojnë pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme  të cilat janë tjetërsuar duke kryer blerjen e 1 për qind të aksioneve në një për qind.

Reagimi i plotë i Alfred Pezës

“Për ‘kriminelin’ Alfred Peza  dhe ‘engjëjt’ e Prokurorisë!”

Në orën 10.00 të ditës së sotme, isha thirrur në Prokurorinë e Përgjithshme për tu njohur me përfundimin e hetimeve për pasurinë time, një çështje e cila tashmë është e ditur. Kjo është një procedurë krejt normale dhe rutinore. Ajo që e bëri sërish të “bujshëm” këtë lajm, ishte diçka krejt tjetër. Fati e desh që Prokuroria të ishte kujdesur që mbërritje ime atje, “të koinçidonte” me takimin e parë mes ministrit të Ri të Brendshëm dhe Prokurorit të Përgjithshëm. Kështu që kamerat dhe gazetarët e harruan për çfarë kishin shkuar dhe në të drejtën e tyre, zgjodhën që të fokusohen tek unë dhe avokati im, z. Ardian Visha.
Ndryshe nga sa u raportua, më duhet të them se sot nuk kishte asgjë të re, përveçse u vura në dijeni të përfundimit të procedurave të hetimit, akteve dhe shkresave siç ndodh për çdo çështje tjetër, përpara se ato do ti shkojnë për shqyrtim Gjykatës së Lartë.
Por, ndërsa isha brenda ambienteve të institucionit, njoftohem se në median e një zelltari të shquar ndaj rastit tim, ishte shkruar se unë jam marrë sot i pandehur. Një gënjeshtër sa bishti i një komete, si shumë gënjeshtra të tjera të prodhuara gjatë kësaj kohe pa hesap, ndaj personit tim. Çështja ndaj meje mban Numrin 1 dhe është regjistruar zyrtarisht, që në datën 28 shkurt 2017. Kështu që këtu nuk ka asgjë të re, ndaj rrini të qetë, se ka boll lajme të tjera për tu marrë këto ditë.
Nuk kam asgjë më shumë për të thënë sot, sesa fjalia e vetme që artikulova në Prokurori: “Nuk dëshiroj të deklaroj (asgjë), për sa kohë çmoj që: çdo shpenzim i kësaj energjie nuk do të prodhonte asnjë rezultat, kundrejt një misioni jashtë detyrimeve ligjore që vijon të ndërmarrë prokurorja e kësaj çështje, ndaj meje”.
Ky ishte fundi i një filmi që unë e kisha parë kohë më përpara se Prokuroria e Përgjithëshme të vihej në lëvizje. Që në datën 13 janar 2017, ditën kur një media fabrikoi këtë lajm, me shpifje të ulëta e krejtësisht të pa bazë ndaj meje, për shkak të detyrës sime si deputet i PS në Kuvendin e Shqipërisë. Një rast ky që do të kemi kohë që ta sqarojmë juridikisht me avokatët e mi, pasi Gjykata e Lartë të thotë fjalën e saj në lidhje me akuzat monstruoze ndaj meje.
Dua të rikujtoj se e gjithë kjo farsë e ndyrë ka filluar të çmontohet, menjëherë pas tërheqjes sime nga kandidimi për deputet në zgjedhjet e 25 qershorit. Pasi Gjykata e Lartë, pak ditë më parë rrëzoi me vendimin unanim të pesë anëtarëve të Kolegjit Penal, kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme për vendosjen e sekuestros preventive ndaj parave të mia.
Duke i falënderuar të gjithë të afërmit, miqtë dhe dashamirësit e mi, ju them se sot, jam më i qetë se kurrë më parë në jetën time. Sepse jo vetëm ju të gjithë, por edhe ata që më kanë akuzuar mua dhe që kurrë nuk erdhën përballë meje këto katër muaj për të mi thënë ato në sy, e dinë shumë mirë se unë nuk kam bërë asnjë krim. Sepse unë nuk i përkas asaj bote për të cilën më akuzojnë. Ndaj, mezi po pres ditën e gjykimit, kur drejtësia të thotë fjalën e vet.
Sa më përket mua personalisht, të gjithën këtë po e përjetoj si një eksperiencë të munguar dhe të radhës, të cilën nuk ia uroj askujt. Pasi motivi që më ka shoqëruar këto ditë të vështira për Mirelën, Hergin, Almirin dhe nënën time, është një shprehje e Gëtes: “Gjatë gjithë jetës sime, shigjetat e helmit u nisën drejt meje. Por ato kurrë nuk më arritën, sepse unë i përkas një bote tjetër.

Previous Post

Videoja erotike, Inis Gjoni nuk dorëzohet, kërkon 200 mijë dollarë dëmshpërblim

Next Post

Gjiganti Hugo Boss, padi në gjykatën shqiptare

admin

admin

Next Post
Gjiganti Hugo Boss, padi në gjykatën shqiptare

Gjiganti Hugo Boss, padi në gjykatën shqiptare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.