Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim çështjen penale me të pandehur Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, akuzuar për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, parashikuar nga neni 280 i Kodit Penal.
Hetimet kanë nisur në bazë të referimit të bërë nga Komisariati i Policisë nr. 4, pasi në rrjetet sociale është postuar një video ku shihet i pandehuri duke qëlluar me armë zjarri të tipit “Shotgun”.
DRONI.al











