IframeNjë aksident ka ndodhur në rrugën “Bardhyl” ku një vajzë ka mbetur e lënduar.
Një automjet tip “Smart” është përplasur si fillim me një makine tip “Lancia” dhe më pas ka përfunduar në anën tjetër të rrugës duke u përplasur edhe me një pemë.
Dëshmitarët thanë se “Smarti’ drejtohej nga një vajzë dhe po udhëtonte me shpejtësi.
Rruga e lagësht dhe shpejtësia mund të jenë bërë shkak i aksidentit. Përplasja ka qenë e fortë pasi në kalimin në kahun tjetër të rrugës automjeti tip “Smart” ka marrë përpara dy pemë dhe një shtyllë mdriçuese.
Vajza qe drejtonte “Smartin” thuhet se u dërgua në spital nga të pranish të rastit. Ndërkohë në pamjet video tregohet momenti i mbërritjes së ambulancës, pas aksidentit.











