Policia e Durrësit ka arrestuar shoferin e një linjë autobusi në qytetin bregdetar.
Avenir Memollari 58 vjeç, banues në Durrës është arrestuar ditën e djeshme në orën 13:45, në lagjen Nr. 11, Durrës, pasi ka qenë duke drejtuar autobusin tip “Renault” në gjendje të dehur.
Gjatë një testi alkooli ka rezultuar se 58-vjeçari kishte konsumuar 0.88 mg /litër alkool.











