Kreu i PAA, Agron Duka ka përfunduar takimin me kreun e PD Lulzim Basha.
Në një prononcim për mediat ai konfirmoi arritjen e marrëveshjes me PD, për kandidatët e PAA.
Sipas Dukës, PAA do të ketë 3 kandidatë në listat e PD, në qarqet Tiranë, Durrës dhe Fier. Këta kandidatë do të jenë në vende të sigurta.
Duka bëri të ditur gjithashtu se listat e PD janë duke përfunduar dhe pas 1 – 1.5 ore, do të dorëzohen në KQZ.
DRONI.al











