Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative policia ka arrestuar dy persona si përgjegjës të dyshuar për lëndën narkotike të sekuestruar pasditen e djeshme në një tunel në qytetin e Përmetit. Bëhet fjalë për shtetasit, Getntjan Hysenji 36 vjeç dhe Donald Nikollari. Të dy banues në piskovcë.
Droga ishte e paketuar në 102 pako dhe kishte 768 kg kanabis.












