Specialistët për Krimet në Komisaritin e Policisë Elbasan bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve, Vasil Bodurri, 64 vjeç banues në Elbasan, Selman Tabaku, 61 vjeç banues në Elbasan
Arrestimi i tyre u bë pasi në Lagjen “Beqir Dardha”, duke qenë me detyrë roje parkimi dyshohen të kenë vjedhur mallra të ndryshme në mjetin që ka qenë i parkuar dhe është në pronësi të shtetasit F.T, 35 vjeç banues në Elbasan
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 135 dhe 25 të Kodit Penal.












