Foto Ilustruese
Një sherr për një stan në Dukat të Vlorës ka përfunduar me një të lënduar mes vëllezërve. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme.
Mësohet se 60-vjeçari F. Jazoj është dhunuar me mjete prerëse nga vëllai i tij Z. Jazoj 63 vjeç pas konfliktit të pronësisë lidhur me një stan.
Policia thotë se i plagosuri u dërgua në spital jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka shoqëruar autorin e dyshuar të ngjarjes.











