Ka ndryshuar sot agjenda e ditës së parë të fushatës elektorale në bazë nga ana e PD. Kryetari i PD-së, Lulzim Basha nuk do të marrë pjesë në disa mitingje që do të zhvilloheshin jashtë Tiranës. Gjendja e tij shëndetësore pas goditjes me gazra helmues në protestën e djeshme nuk e lejon të shkojë në mitingjet elektorale të paktën për sot.
PD kishte planifikuar mitingje elektorale me pjesëmarrjen e Bashës në Divjakë, Lushnjë, Fier, Roskovec.
Basha ka marrë mjekimin sot në mëngjes në një nga spitalet e Tiranës dhe më pas është larguar për në shtëpi. Policia ka nisur një hetim për helmimin e protestuesve ndërkohë që një nuëm ri madh prej tyre tashmë është kuruar në spitalin francez në QSUT Nënë Tereza. DRONI.al











