Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka miratuar listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike për zgjedhjet e 25 qershorit.
Shqyrtimi i listës së kandidatëve për deputetë të Prtisë demokratike u propozua nga anëtari i KQZ-së, Denar Biba, dhe u miratua në mbledhjen e sotme para pak minutash.
Mbledhja e KQZ që u zhvillua sot, ishte parashikuar të mbahej dje pasdite, por u shty për shkak të disa parregullsive në lista.
KQZ ka miratuar edhe kandidatin e Partisë Socialiste për zgjedhjet e pjesshme në Kavajë, që do të zhvillohen gjithashtu më 25 qershor.












