Zbulohen “spiunë” në listat e kandidatëve të Vetingut dhe në ato për deputetë që partitë i kanë besuar garën për zgjedhjet e 25 qershorit.
Lajmin e ka dhënë kreu i Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit te Shtetit. Ky autoritet ka arritur qe brenda pak kohe të zbulojë disa ish-bashkëpunëtore në listat e kandidatëve për Vetting-un, por edhe ato te kandidateve për deputete.
Ishte drejtuesja e autoritetit, Gentiana Sula, që e deklaroi këtë fakt ne Emisionin e mëngjesit “7pa5” ne “Vizion Plus”.
Sipas Sules, autoriteti i ka ftuar të gjitha partitë që të verifikojnë listat e kandidateve, por kjo mbetet ne dëshirën e subjekteve.
Ndërsa për sa i përket emrave ne lidhje me reformën ne drejtësi, ajo është një detyrim ligjor.











