Është përcjellë ditën e sotme për në banesën e fundit deputeti i LSI-së Gjovalin Kadeli. Familjarë, të afërm, miq, qytetarë dhe kolegë, kanë marrë pjesë në ceremoninë mortore të Kadelit në Lezhë.
Deputeti i LSI-së Kadeli ndërroi jetë në moshën 53-vjeçare në një spital të Romës ku po kurohej për një smëundje të rëndë.











