• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

GJERGJ META/ Bagëtia “pjell” – gruaja “lind”, zoti Imami

admin by admin
30 May, 2017
in Politika
0
GJERGJ META/ Bagëtia “pjell” – gruaja “lind”, zoti Imami
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter
gjergj meta

Gjergj Meta

Kur pashë sot në mëngjes, në shtypin online, deklaratën e Arben Imamit thënë dje në emisionin “Opinion” të Gazetarit Blendi Fevziu, rreth grave që nuk kanë bërë asgjë, por kanë lindur nga dy tre fëmijë dhe janë futur në listat e kandidatëve, menjëherë mendova nënën time që ka lindur katër fëmijë dhe një i pestë që nuk arriti të jetonte më shumë se pak orë. Po e citoj deklaratën të plotë për korrektësi sikurse ishte në video: “Nuk mund të hiqet Jozefina Topalli nga listat. Ai hoqi Topallin nga Listat dhe vuri në listë shtëpiake që s’kanë bërë asnjë punë se kanë pjellë nga 3-4 fëmijë”.
Mua nuk më interesojnë as listat e as partitë dhe as emrat e përveçëm, pasi për këtë unë e them fjalën time si qytetar ditën e zgjedhjeve, por si njeri dhe si katolik i kam dy fjalë me këtë deklaratë të papërgjegjshme, që, edhe nëse është emocionale, është fyese për aktin më të shenjtë në këtë botë, lindja e një fëmije dhe trajtën amnore të të qenit grua.
Duke ndjekur këtë logjikë të Zotit Imami del se gratë që duhet të shërbejnë në jetën sociale dhe në politikë duhet të jenë sterile, ose pa fëmijë, ose që përdorin kontraceptivët për të mos lindur fëmijë, sepse kështu e kërkon aktivizmi politik dhe karriera. Ose, gjithnjë si interpretim i kësaj logjike, duhet të jenë gra me sjellje mashkullore që të jenë të pranueshme për një realitet si ai shqiptar. Kjo është një logjikë antijetë dhe fyese për grate-nëna dhe fëmijët, si dhe për jetën në thelbin e saj.
Grua shtëpiake nuk do të thotë grua dështake, sepse ato shtëpiaket janë gra që kanë marrë përsipër t’i shërbejnë jetës, familjes, bashkëshortit dhe fëmijëve. Nuk janë gra skllave, por nëna dhe bashkëshorte. Do të ishte nder për një parlament të kishte nëna dhe bashkëshorte që kanë devocion ndaj familjes dhe fëmijëve. Do të kuptonin më mirë se çfarë do të thotë të kalosh një ligj për shëndetin e grave dhe të vajzave, do të dinin më mirë se kushdo tjetër se çfarë do të thotë të bësh një ligj për tutelimin e fëmijëve dhe për arsimin e tyre. Po ashtu do të dinin shumë më shumë vlerën se çfarë do të thotë të bësh një ligj kundër dhunës së grave, sepse e dinë mirë se sa e frutshme është dashuria e një bashkëshorti dhe përkëdhelja e fëmijëve, pavarësëisht nëse ato janë tre apo katër apo edhe më shumë. Prania e tyre në sallën e parlamentit do të t’i sillte asaj salle ëmbëlsinë dhe njerëzinë e munguar e të vrarë nga ajo ashpërsi mashkullore në këto 26 vjet parlament demokratik.
Kjo logjikë banale, që është në nënshtratin e deklaratës së zotit Imami, ka sjellë që sot të ketë vajza të cilat nga frika se humbin vendin e punë apo karrierën nuk martohen, apo kanë frikë të ngelin shtatzëna se sapo të shohin që i rritet barku shefi mund t’i heqë nga puna, ose nuk mund të aktrojnë më apo të këndojë, apo të jenë personazhe publike. Pasojat e kësaj logjike janë shkatërruese për një shoqëri. Përjashtimi, qoftë edhe verbal, i grave – nënave nga një logjikë pjesmarrjeje aktive në jetën shoqërore dhe politike të vendit i heq kësaj pjesmarrjeje dimensionin më human dhe më të frutshëm të saj. Kurrsesi nuk mund të jem dakort me një logjikë të tillë dhe mendoj se çdonjeri me një “bon sens” nuk do ta lejonte këtë deklaratë të kalonte pa u vënë re dhe pa e dënuar. Amësia nuk është një aksesor i pjesmarrjes në jetën politike, një element më shumë për të mbushur CV-në, por element thelbësor në të qënit grua dhe njeri. Më shumë është e kundërta që pikërisht dimensioni politik duhet të jetë në shërbim të amësisë dhe të familjes.
As feministet më feministe dhe abortistët më të egësuar nuk do ta pranonin një logjikë të tillë përjashtuese.
Pse ka bërë bujë Licia Ronzulli, parlamentarja italianë, që mban fëmijën e saj në mbledhjet e parlamentit dhe ka krijuar reagime aq të ëmbla dhe lavdëruese, pikërisht sepse sjell një shembull që sot gjithnjë e më shumë refuzohet dhe po zbehet. Amësia në Parlament? Pse jo. Amësia do të thotë jetë e do të thotë familje. Politika nuk mund të bëhet pa familjen apo duke e anshkaluar atë. Sa më shumë njerëz me sensin familjar dhe të martesës të ketë parlamenti aq më i mirë do të jetë, aq më human dhe më i përgjegjshëm do të jetë. Amësia është jeta, jeta është dhurata më e bukur që Zoti na ka dhënë.

P. S. Fjala “pjell” zoti Imami përdoret për bagëtinë dhe jo për njerzit …

Previous Post

EMRAT/ PD dorëzon në KQZ listën e plotë, ja 140 kandidatët në 12 qarqe

Next Post

ARSYEJA/ KQZ gjobit PD, 5 milionë lekë

admin

admin

Next Post
ARSYEJA/ KQZ gjobit PD, 5 milionë lekë

ARSYEJA/ KQZ gjobit PD, 5 milionë lekë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.