Edi Rama ka tentuar t’i marrë fletën e fjalimit kandidatit të PS për deputet në Mat, Ali Palamani.
Gjithçka ka ndodhur kur kandidatja për deputete e PS për rrethin e Matit, Lindita Hasa mbaroi fjalën e saj, dhe po përgatitej të dilte për të folur në podium, kandidati Ali Palamani. Ky i fundit kishte përgatitur një letër që do t’a lexonte gjatë fjalimit. Në këtë moment Rama ka tentuar t’ia marrë letrën, por është kundërshtuar nga Palamani.












